Ndërprerja e bisedimeve, shkak mes “rezolutës” dhe “zgjedhjeve ne Serbi” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërprerja e bisedimeve, shkak mes “rezolutës” dhe “zgjedhjeve ne Serbi”

    Insajderi
    29 March 2017 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, thotë se bisedimet me Serbinë janë pezulluar për shkak të respektimit të rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës. Por analistët politikë thonë se arsyeja e vërtetë e mos takimit të palëve në Bruksel janë zgjedhjet presidenciale në Serbi e jo një rezolutë e tillë, e miratuar nga legjislativi

    Në  një intervistë për gazetën, “Zërin” ajo ka thënë se bisedimet me Serbinë në Bruksel janë pezulluar në respektim të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet së cilës kërkohet një pezullim i tillë pas ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia në INTERPOL.

    Por, analistët politikë në Kosovë mendojnë se arsyeja e pezullimit të dialogut është krejt diku tjetër e jo te rezoluta e Kuvendit.

    Sipas tyre, bisedimet janë pezulluar për shkak të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen këtë të diel në Serbi e që kandidati më favorit për t’i fituar zgjedhjet është kryeministri aktual Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, sipas tyre, pavarësisht pezullimit dialogu mes dy vendeve nuk do të ndërpritet.

    Ndërsa këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Barjam Gecaj, ka thënë se bisedimet me Serbinë nuk kanë alternativë. “Qeveria dhe kryeministri Mustafa në vazhdimësi e kanë cekur se dialogu nuk ka alternativë. Pra, në dialog nuk jemi as për qejf e as për inate të Serbisë, porse ky është interes yni shtetëror”, ka thënë Gecaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark