Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë rrezikon gjysmëfinalen Barcelona–Inter në Ligën e Kampionëve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë rrezikon gjysmëfinalen Barcelona–Inter në Ligën e Kampionëve

    Insajderi
    29 April 2025 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mëngjesin e 28 prill, një pjesë e madhe e Spanjës është lënë në errësirë për shkak të një ndërprerjeje të papritur të energjisë elektrike, arsyeja e të cilës ende nuk është sqaruar.

    Ky incident ka shkaktuar kaos në transport dhe shërbime, por gjithashtu ka pasur ndikim edhe në sport, me anullimin e programit të sotëm të turneut Masters 1000 në Madrid.

    Ndërkohë, ky problem mund të ndikojë edhe në një ngjarje tjetër të rëndësishme: gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, e cila është planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës mes Barcelonës dhe Interit.

    Saktësisht, udhëtimi i Interit për në Barcelonë mund të përballet me vështirësi për shkak të kaosit të shkaktuar nga ndërprerja e energjisë elektrike.

    Sipas planit, ekipit italian pritet t’i zhvillohet një stërvitje të hënën pasdite në Appiano Gentile, rreth orës 12:00. Pas një dreke në Pinetina, ata do të nisen për në Barcelonë në orët e pasdites.

    Interi pritet të arrijë rreth orës 16:00 për një “shëtitje” tradicionale në Montjuïc, e cila i paraprin konferencës për shtyp, që është caktuar për orën 19:15 në stadiumin ku do të luhet ndeshja e parë e gjysmëfinales, transmeton tch.

    Për momentin, sipas informacioneve të disponueshme, programi i Interit mbetet i pandryshuar, edhe pse kaosi i shkaktuar nga ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë mund të shkaktojë vonesa apo ndryshime në oraret e fluturimeve.

    UEFA po monitoron situatën dhe për tani, programet nuk kanë pësuar ndryshime, ndërsa pritet të shihet nëse problemi do të zgjidhet deri nesër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark