Qeveria amerikane ka konkluduar për herë të parë se një ndërprerje e energjisë në dhjetor, në Ukrainë, e cila preku 250 mijë konsumatorë, ishte rezultat i një sulmi kibernetik.
Ekspertët e sigurisë veçse kanë ardhë në përfundim se rrëzimi i shërbimeve në perëndim të Ukrainës, më 23 dhjetor, ishte cak i një sulmi kibernetik, i cili besohet se është i pari i suksesshëm në rrëzimin e rrjetit të energjisë.
Departamenti amerikan për Siguri të Brendshme tha se vlerësimi është bazuar në intervistat me 6 organizata ukrainase, të prekura nga sulmi.
Mendohet se sulmuesit e kishin bllokuar qendrën e shërbimeve komunale në Ukrainë, me thirrje telefonike, në mënyrë që t’ua pamundësonin konsumatorëve të vërtetë komunikimin lidhur me mungesën e rrymës.