Kompania Rajonale Ujësjellësi ‘Mitrovica’ ka thënë se mungesa e ujit të pijshëm ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër Lepencit.
Sipas ‘KRU Mitrovica’, punimet janë realizuar në mbrëmje dhe në mëngjes dhe trajtimi i ujit pritet të fillojë nga ora 12:00, shkruan Insajderi.
“Mungesa e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër Lepencit të cilat kanë ndodhur gjatë natës dhe të cilat tashmë janë tejkaluar falë punës së palodhshme të stafit të tyre dhe jo vetëm.
Tani jemi në pregatitje të rikthimit të furnizimit dhe sipas parashikimeve tona presim që trajtimi i ujit të filloj prej orës 12:00”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë ka shkruar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka thënë se për të realizuar punët në kanal, furnizimi i kanalit me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë.
“Për të realizuar punët në kanal, furnizimi i kanalit me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë. Si rrjedhojë, komunat që furnizohen me ujë nga Ibër Lepenci mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme”, tha ndër të tjera ajo. /Insajderi.org/