Ndërprerja e sistemit të IT’së, Wizz Air ka një paralajmërim për ata që udhëtojnë me aeroplan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërprerja e sistemit të IT’së, Wizz Air ka një paralajmërim për ata që udhëtojnë me aeroplan

    Insajderi
    19 July 2024 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Wizz Air ka paralajmëruar se mund të ketë ndërpreje të mundshme të sistemit global të IT’së.

    Në njoftimin e tyre thuhet se klientët e Wizz Air mund të kenë ndërprerje në të gjithë rrjetin me uebsajtin dhe shërbimet e celularëve.

    Shërbimet e mëposhtme online që aktualisht nuk janë të disponueshme: Uebsajti dhe celulari i Wizz Air, sistemi i rezervimit, sistemi i kontrollit online dhe qendra e kontaktit për rezervime të reja dhe ndryshime.

    “Gjatë ndërprerjes ofrohet check-in falas në aeroport. Prandaj ne i këshillojmë pasagjerët që të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 orë përpara kohës së planifikuar të nisjes për t’i përfunduar procedurat”, thuhet në njoftim.

    Për fund ata kanë thënë se janë duke punuar për ta rregulluar këtë problem.

    Në ShBA po raportohet se ka rënë edhe thirrja e urgjencës 911.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark