Ndërprerje e furnizimit me ujë sonte në Vushtrri dhe fshatrat përreth - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërprerje e furnizimit me ujë sonte në Vushtrri dhe fshatrat përreth

    Insajderi
    31 August 2025 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se në gypin kryesor furnizues në Vushtrri, janë duke u kryer punime.

    Si shkak i kësaj, KRU “Mitrovica” thotë se Qyqavica, Doberlluku, Smrekonica, Pantina, Akrashtica dhe një pjesë e qytetit të Vushtrrisë do të mbesin pa ujë, shkruan Insajderi.

    “Për shkak të punimeve në gypin kryesor furnizues 700mm, furnizimi me ujë të pijes do të ndërpritet përkohësisht në këto zona: Qyqavicë, Doberllukë, Smrekonicë, Pantinë, Akrashticë, si dhe në një pjesë të qytetit të Vushtrrisë. Ndërprerja do të fillojë sonte nga ora 22:00 dhe pritet të zgjasë deri të hënën, kur do të rikthehet furnizimi me ujë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark