Ndërprerje e përkohshme e trafikut në disa rrugë të Prishtinës më 2 dhe 3 qershor për Forumin e Grave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërprerje e përkohshme e trafikut në disa rrugë të Prishtinës më 2 dhe 3 qershor për Forumin e Grave

    Insajderi
    01 June 2025 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 2 dhe 3 qershor do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë të Prishtinës, për shkak të edicionit të tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

    Sipas njoftimit, këto masa po ndërmerren me kërkesë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

    “Policia e Kosovës do të kujdeset për mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugor në vend, si dhe gjatë lëvizjes/qëndrimit të personaliteteve dhe delegacioneve të ndryshme lidhur me këtë edicion”, thuhet në njoftim.

    Për të mundësuar zhvillimin normal të aktiviteteve dhe lëvizjen sipas itinerarit të delegacioneve, Policia do të ndërpresë përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore dhe pranë objekteve relevante. Në këto zona, trafiku do të riorientohet në rrugë alternative për periudha të shkurtra kohe.

    Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik gjatë këtyre datave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark