Ndërprerje të Facebook-ut dhe Instagramit në shumë vende të botës - Insajderi
×
Teknologji

Ndërprerje të Facebook-ut dhe Instagramit në shumë vende të botës

Insajderi
29 November 2019 - 10:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme për të hyrë në familjen e aplikacioneve në Facebook, përfshirë Instagramin. Ne po punojmë për t’i rikthyer gjërat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha kompania Instagram.

Sipas faqes së internetit për monitorimin e ndërprerjeve DownDetector, rreth 8.000 përdorues të Facebook-ut u prekën në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Disa përdorues raportuan se nuk ishin në gjendje të postojnë fotografi dhe video si dhe në ballinën e aplikacionit u shfaq një mesazh duke thënë se “Facebook do të kthehet së shpejti”.

Facebook-u ende nuk e ka komentuar shkakun e ndërprerjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark