Finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit e Prishtinës është ndërprerë për disa minuta, kjo për faktin se tifozët prishtinas “Plisat” kanë goditur me gjësende portierin e Ballkanit, Enea Koliqi.
“Plisat” që ishin të vendosur mbrapa portierit të Ballkanit e sulmuan, duke e lënduar portierin, i cili gjendet i shtrirë momentalisht dhe po i jepet ndihma mjekësore.