Ndërpritet greva e 21 të paraburgosurve në Prizren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërpritet greva e 21 të paraburgosurve në Prizren

    Insajderi
    24 November 2016 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paraburgosurit e burgut në Prizren, të cilët ditën e mërkurë kishin hyrë në greve duke u solidarizuar me të suspenduarit nga Ministria e Drejtësisë për rastin e Astrit Deharit, e kanë ndërpresë sot grevën gjatë kohës së drekës.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin koordinatori i KMDLNj-së në Prizren, Bashkim Kajdomçaj. Ai tha se e ka vizituar këtë qendër sot në mesditë nga ku kishte marrë informacione nga menaxhmenti dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit Ilir Kelmendi, se ishte ndërprerë greva.

    Kajdomçaj tha se ka folur edhe me një të paraburgosurgrevist, S.K i cili i kishte thënë se pas ndërprerjes së grevës e kanë marrë edhe shujtën e drekës.

    “Greva sipas tij ka pasur të bëjë lidhur me shqetësimet e familjarëve për keqtrajtimin eventual tonin,  dhe frikës nga familjarët për ndonjë të keqe të mundshme dhe ky ka qenë solidarizimi me të suspenduarit. Ngase, stafi dhe menagjmenti kanë qenë tejet korrektë në trajtimin e të paraburgosurve dhe të burgosurve në Qendrën e Paraburgimit’, citohet t’i këtë thënë S.K, KMDLNj-së.

    Greva e 21 të paraburgosurve kishte nisur të mërkuren duke refuzuar shujtat e mëngjesit, drekës dhe darkës, si dhe shetitë e zakonshme dhe të trajtuarit me terapi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark