Pas disa ditë greve në repartin e kardiologjisë në Qendrën Klinike Univeristare, mjekët kanë vendour që të ndërpresin grevën. Përmes një komunikate për media të dëguar nga QKUK, është njoftuar se nga sot do të vazhdojë që shërbime të ofrohen normalisht.
“Kjo është vendosur pas takimi mes kardiologëve, Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani, me prezencë edhe të zyrtarëve të Federatës Sindikale të Shëndetësisë, ku prezent ishte edhe drejtori përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj,” thuhet në komunikatë.
Ndërprerjen e grevës së mjekëve e ka konfirmuar edhe tjetër kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, dr. Blerim Syla, i cili ka thënë se nuk është kundër hetimeve të prokurorisë.
Mjekët ishin futur në grevë javën e kaluar pas publikimit të lajmit se prokuroria është duke hetuar një numër ët madh të mjekëve për rastin që publikisht njihet si “rasti i stentave.”