Asnjë autobus i “Trafikut Urban” nuk është duke qarkulluar për momentin.
Punëtorët e “Trafikut Urban” nuk po e duan drejtorin e ri që është zgjedhur, ndërsa në shenjë proteste po bojkotojnë punën.
Lajmin për mos funksionalizimin e autobusëve e ka konfirmuar për Insajderin, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trafikut Urban”, Ilmi Gashi, ai ka thënë se për momentin nuk janë duke funksionuar por shumë shpejt pritët të i rikthehen punës.
“Nuk janë duke funksion por pritën që të rikthehen shumë shpejt” ka thënë Gashi.
Punëtorëve të “Trafikut Urban” ju ka dal në krah edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu.
Sejdiu i cili ka takuar punëtorët ka përkrahur qëndrimet e punëtorëve se drejtor i vetëm i Trafikut Urban është Halil Mustafa./Insajderi.com