Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”, mungoi dëshmitari i prokurorisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”, mungoi dëshmitari i prokurorisë

    Insajderi
    18 July 2025 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq është ndërprerë, për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim

    Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, bëri të ditur se për datën 18 korrik ishte paraparë dëgjimi i një dëshmitari të propozuar nga Prokuroria, por ai nuk kishte mundësi të merrte pjesë në këtë seancë.

    Prokurori i shtetit, Naim Abazi, tha se është njoftuar se dëshmitari nuk ka mundur të jetë i pranishëm sot dhe propozoi që seanca të vazhdojë me dëshmitarët e tjerë.

    Megjithatë, kryetari i trupit gjykues sqaroi se për sot ishte planifikuar që gjatë gjithë ditës të dëgjohej pikërisht ky dëshmitar, andaj seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të hënën me seancën e radhës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark