Ndërroi jetë Rebeka Rexhepi, vajza që frymëzoi me vullnetin për të jetuar    - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërroi jetë Rebeka Rexhepi, vajza që frymëzoi me vullnetin për të jetuar   

    Insajderi
    18 March 2016 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rebeka është dorëzuar. Lufta e saj me kancerin ka përfunduar sot në orët e para të mëngjesit në një spital të Austrisë.

    Vajza nga Prishtina që u bë frymëzim për shumë njerëz me vullnetin dhe përpjekjet e saj dy-vjeçare për ta mundur këtë sëmundje, nuk ka pasur fuqi të rezistojë më. Ajo ka vdekur në një moshë shumë të re.

    Vdekja e Rebeka Rexhepit ka pikëlluar shumë miq të saj dhe të familjes.

    “Do të na mungosh Rebeka Rexhepi”, ka shkruar Arsim Gërxhaliu.

    I pikëlluar me vdekjen e saj është shprehur edhe Asdren Rrahmani, themelues i një fondacioni për luftimin e kancerit. Ai ka humbur vëllanë para pak vjetësh si pasojë e sëmundjes së kancerit.

    Ngushëllime për vdekjen e Rebekës ka shprehur edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila ka postuar fotografinë e Rebekës në llogarinë e saj në Facebook./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark