Ndërron jetë 23 vjeçarja që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë, dyshohet se po pastronte dritaret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërron jetë 23 vjeçarja që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë, dyshohet se po pastronte dritaret

    Insajderi
    17 June 2025 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare pati rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi, shkruan Insajderi.

    Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhes jashtë rrezikut për jetë, por në gjendje serioze shëndetësore. Ndërkohë që e njëjta dje ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve. Për vdekjen e A.S ka njoftuar bashkëshorti i të ndjerës.

    “Me dhimbje te thell ju njoftojm se me daten 16.06.2025 ndrroj jet bashkshortja ime Adelina (Sinani) Menxhiqi vorrimi bahet sot me dat 17.06.2025 ne ore 18:00 ne hajvali nisja behet prej shpis ton ne vilanc ne ora 17:00 dhe e pamja mbahet 3 dit ne Vilanc”.

    Sinjali kishte raportuar, se A.S dhe dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga dritarja e banesës së saj, derisa ishte duke pastruar xhamat.

    E reja ishte gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohet për lëndime të rënda trupore.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale dhe se nuk është identifikuar asnjë person i përfshirë apo i dyshuar.

    Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetohet nga njësitet relevante në bashkëpunim me Prokurorinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark