Ndërron jetë 3-vjeçarja, u shtrua në spital për ënjtje në këmbë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërron jetë 3-vjeçarja, u shtrua në spital për ënjtje në këmbë

    Insajderi
    03 May 2022 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin “Ippokratio” në Selanik të shtunën e 30 prillit, pasi ishte shtruar atje për ënjtje në këmbë.

    Mësohet se prindërit e vogëlushes pritet të padisin spitalin për të hetuar mundësinë e një gabimi mjekësor nga ana e doktorëve që morën përsipër trajtimin e viktimës 3-vjeçare.

    Vogëlushja ishte shtruar në spitalin “Papgjeorgjiou” më 19 prill për dhimbje në këmbë pasi kishte shfaqur ënjtje në gju. Për fat të keq ajo ndërroi jetë papritur të shtunën e 30 prillit.

    Protohema.gr shkruan se pas disa ditësh shtrimi në spital, gjendja shëndetësore e 3-vjeçares u përkeqësua, madje personeli mjekësor po shqyrtonte mundësinë e sëmundjes “Kawasaki”.

    Por pas kryerjes së biopsisë mundësia e “Kawasaki” dhe e Covidit u përjashtuan, pasi në trupin e vogëlushes u gjetën antitrupa.

    Me përkeqësim të gjendjes shëndetësore, 3-vjeçarja u transportua e intubuar të n në “ Ippokratio” , në orën 12 të mesditës, ku brenda rreth dy orësh e gjysmë ndërroi jetë.

    Sipas informacioneve të ThessToday.gr , mjekët nuk kanë arritur në një diagnozë, fakt që ngre pikëpyetje për shkaqet që çuan në vdekjen e papritur të vogëlushes.

    Gjithashtu, të njëjtat informacione thonë se vogëlushja ka pësuar edhe edemë cerebrale


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark