Ndërron jetë aktori Richard Hatch i njohur si “Kapiten Apollo” - Insajderi
×
Kulturë

Ndërron jetë aktori Richard Hatch i njohur si “Kapiten Apollo”

Insajderi
08 February 2017 - 08:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktori Richard Hatch, i cili ishte i njohur për rolin e tij si “Kapiten Apolloni” në serinë televizive “Battlestar Galactica”, ka ndërruar jetë të martën.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij Michael Kaliski.

“Hatch vdiq rreth orës 1:30 të darkës në Santa Clarita, California, afër djalit të tij, Pali”, ka thënë Kaliski, shkruan CNN.

Aktori 71-vjeçar vuante nga kanceri pankreatik, sipas një deklarate nga familja e tij.

Me rolin e tij “Kapiten Apllo”,tek seriali “Battlestar Galactica” ai mori një nominim Golden Globe. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark