Ndërron jetë doktori i famshëm kosovar, Faik Hima - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërron jetë doktori i famshëm kosovar, Faik Hima

    Insajderi
    08 September 2025 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se më 8 shtator 2025 ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Prof. Dr. Sc. Faik Hima, një ndër figurat më të njohura të mjekësisë dhe gazetarisë televizive në Kosovë.

    Lajmin për ndarjen nga jeta të Faikut, e ka bërë të ditur djali i tij Fisnik Hima përmes një postimi në facebook.

    Faik Hima ka qenë jo vetëm një mjek i përkushtuar dhe akademik i respektuar, por edhe një nga spikerët më të njohur televizivë të kohës, i cili bashkë me bashkëshorten e tij, Verën, ka qenë pjesë e pandashme e ekranit për shumë vite.

    Për ceremoninë e varrimit, familja do të njoftojë në ditët në vijim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark