Ka vdekur profesori Fatmir Fehmiu, njëri nga anëtarët e komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës. Ai ka dhënë kontribut edhe në përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e së Drejtës Kushtetuese dhe Administrative.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Fehmiu, ku ka shprehur ngushëllim, duke thënë se vdekja e profesor Fehmiut është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për gjithë shoqërinë Kosovare.
“Puna dhe kontributi i Profesor Fehmiut në përgatitjen e kuadrove të reja nëf ushën e së Drejtës Kushtetuese dhe Administrative do të vlerësohet për vite me radhë. Personalisht kam pasur nderin të punoj me Profesorin Fatmir Fehmiu në procesin e draftimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe çmoj kontributin e tij profesional dhe sjelljen njerëzore si anëtarë i Komisionit për hartimin e Kushtetutës sonë.
Figura dhe emri i tij do të kujtohet me nder dhe krenari nga ne dhe gjeneratat që do të vijnë”, thuhet në telegram ngushëllimi. /Insajderi.com