Ndërron jetë gazetari Sylejman Shaqiri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërron jetë gazetari Sylejman Shaqiri

    Insajderi
    19 April 2025 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit, redaktorit e korrespodentit, Sylejman Shaqiri.

    AGK thA se Sylejman Shaqiri dha kontribut të pashoq në gazetari dhe media.

    “Karrierën e nisi në fillim të viteve ’80, në Radio Ferizaj, ku shërbeu si kryeredaktor dhe drejtor, për të vazhduar më pas në Radio Televizionin e Prishtinës si gazetar dhe redaktor përgjegjës. Pas mbylljes së dhunshme të RTP-së, kontributi i tij vazhdoi në Radio Kroacia dhe Radio Tirana. Pas luftës mbajti pozitat më të larta, duke përfshirë atë të drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku ishte edhe redaktor lajmesh e udhëheqës i disa emisioneve”, thuhet në njoftimin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark