Ndërron jetë kryeparlamentari evropian David Sassoli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërron jetë kryeparlamentari evropian David Sassoli

    Insajderi
    11 January 2022 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

    Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare.

    Sassoli ishte shtruar në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar.

    Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.

    Në shtator, Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rikthye detyrave të tij politike në nëntor.

    Një votim për të zgjedhur zëvendësuesin e tij ishte planifikuar për fund të këtij muaji dhe Sassoli kishte treguar se nuk do të kërkonte rizgjedhjen.

    Ish-moderatori i lajmeve televizive u bë kryetar i Parlamentit Evropian me 705 vende në korrik të vitit 2019.

    Sassoli la një karrierë prej tre dekadash në gazetari dhe u bë anëtar i Parlamentit Evropian (PE) në vitin 2009.

    Ai ishte anëtar i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, grupimi i dytë më i madh në parlament.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark