Ndërron jetë në moshë të re mësimdhënësja nga Malisheva - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërron jetë në moshë të re mësimdhënësja nga Malisheva

    Insajderi
    01 April 2025 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mësimdhënësja e lëndës së artit figurativ, Florentine Krasniqi-Mazreku, ka ndërruar jetë.

    Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur shkolla ku ajo ka punuar SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë.

    “Me dhimbje të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta mësimdhënësja e lëndës së artit figurativ, Florentine Krasniqi-Mazreku. Largimi i saj i parakohshëm është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe nxënësit, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e saj ndaj edukimit”, thuhet në njoftim.

    Në shenjë respekti dhe zie, SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë do të pezullojë mësimin, më 1 prill 2025 (e martë).

    Po ashtu, shkolla organizon një mbledhje komemorative në orën 13:30, e cila do të mbahet në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”. Në këtë mbledhje, do të kujtojmë me nderim dhe respekt jetën dhe kontributin e saj të çmuar në arsim.

    Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 01.04.2025, e martë, në orën 15:00, në varrezat e Malishevës.

    “Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbetet i paharruar”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark