Nipi i politikanit Adem Grabovcit, Auloni ka ndërruar jetë.
Këtë e bëri të ditur vet Grabovci përmes një shkrimi në Facebook.
Ai ka shkruar se paska edhe më vështirë.
“Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht”, shkroi ai.
“Duke ndjerë dhimbje të pa përballueshme, ju njoftojë se: Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut”.