Ka ndërruar jetë këtë të premte, në moshën 85-vjeçare, shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të shkrimtarit. Prej 4 ditësh Agolli ishte shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje në mushkëri.
Me veprimtarinë e tij, Agolli konsiderohet pa frikë një ikonë e letrave shqiptare. /Insajderi.com