Ndërron jetë shoferi 27-vjeçar - I vendosën eksploziv në makinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërron jetë shoferi 27-vjeçar – I vendosën eksploziv në makinë

    Insajderi
    11 June 2022 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është zbardhur identiteti i drejtuesit të mjetit që është vrarë në shpërthimin me tritol që ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Saukut, në Tiranë.

    Bëhet me dije se ai quhet Aleksandër Sadikaj , i cili vdiq në spital.

    Ndërkohë në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor që po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Njoftimi i policisë

    Tiranë/Informacion shtesë

    Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

    Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark