×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ndërron jetë themeluesi i Pac-Man

    Insajderi
    30 January 2017 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Masaya Nakamura, themeluesi i kompanisë japoneze të video lojërave, Pac-Man ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

    Ai themeloi Namco në Japoni, në vitin 1955. Pavarësisht se ai kishte ndërruar jetë që më 22 janar, kompania raportoi vdekjen këtë të hënë, por pa asnjë koment mbi shkakun e vdekjes, apo të dhëna të tjera. Kompania u bë pionere e lojërave arcade.

    Video loja e parë origjinale e Namco ishte Gee Bee në 1978, që u ndoq më pas nga Galaxian më 1979, e cila revolucionarizoi industrinë si video lojëra e parë që përdorte grafikët e ngjyrës RGB.

    Megjithatë ishte Pac-Man, i publikuar më 1980 që u dha përfundimisht emrin e njohur ndërkombëtarisht kompanisë Namco. Ideja e lojës lindi nga pamja e një pice që i është prerë një fetë. Nakamura tha se zgjodhi fjalën “Pac” për të treguar përtypjen e Pac-Man gjatë lojës.

    Loja u publikua në një moment teksa ishin në treg një sërë lojërash rivale, si Space Invaders. Mendohet se është luajtur më shumë se 10 miliardë herë si lojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark