Ndërron jetë veterani i UÇK-së Haqif Kadriaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ndërron jetë veterani i UÇK-së Haqif Kadriaj

    Insajderi
    20 March 2022 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haqif Kadriaj, nga komuna e Suharekës.

    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij, përmes postimeve në rrjetin social Facebook.

    Kadrijaj ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. I ndjeri ishte luftëtar i orëve të para në komunën e Suharekës, komandant në zonën e Pashtrikut brigada 123.

    “Ah Axhë më kepute shpirtin. Shume heret na ike o axhë. Familjar dhe miq, ju njoftojme se ka nderruar jete sot axha, komandanti dhe shtylla e familjes Kadriaj. Sot na la nje burre me vlera te medha. U prefsh ne paq axha Haqif. Per ceremonine e varrimit do ju njoftojme me kohe.😭😭😭”, shkrun një familljar në Facebook.




    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark