Ndërtesa 27 katëshe në Londër, e cila është përfshirë nga një zjarri sot në mëngjes, nuk është në rrezik të shembjet, kështu kanë bërë të ditur Brigada e Zjarrfikësve të Londrës.
“Ekipet tona speciale për kërkim dhe shpëtim urban dhe një inxhinier strukturor e kanë kontrolluar ndërtesën dhe kanë thënë se nuk është në rrezik të shembjes,” ka thënë kjo brigadë, raportojnë mediet në Britani..
Sipas kësaj brigade, ekipet e shpëtimit mund të futen tani të sigurt në ndërtesë. Ekipet e zjarrfikësve ende janë në ndërtesë.
Autoritetet njoftojnë se zjarrfikësit nuk munden ta kontrollojnë zjarrin në katet e sipërme. Nga kati i 10 e lart, ndërtesa sipas tyre është djegur jashtë kontrollit.
Të paktën 50 vetë janë dërguar në spital, ndërsa raportohet se ka edhe viktima.