Ndërtimet pa leje| Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër 25 personave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ndërtimet pa leje| Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër 25 personave

    Insajderi
    11 July 2023 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër 25 personave, zyrtarë të komunave për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, si vazhdimësi e aksionit për ndërtimet pa leje në komunat që janë në kompetencë territoriale të kësaj prokurorie.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha për Insajderin se në aktakuzë janë të përfshirë zyrtarëve komunalë të dyshuar për ndërtime pa leje.

    Nikçi konfirmon se në dy vitet e fundit janë arrestuar 30 zyrtarë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

    Në rast se gjykata e shpall fajtor ndonjë nga personat e përfshirë në aktakuzë, pritet edhe rrënimi i objekteve pa leje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark