Kina është duke zhvilluar një armë kundër terrorizmit i cili mund të ndaloj sulmuesit pa i mbytur ata përmes mikrovalëve, shkruan Insajderi.
Arma gjuan valë të imëta tek shënjestrat duke i shkaktuar atyre dhimbje në lëkure. Kjo makineri po ndërtohet nga insituti Beijing.
Arma parashihet të përmirësoj luftimin e terrorizmit dhe të rris aftësinë e mbrojtjes së kufijve.
Beijing është gati të shes këtë sistem tek klientët e huaj.
Hulumtuesit thonë se rrezja në sistemin e armës është vetëm 0.4 milimetër, dhe nuk shkakton kancer, fertilitet apo defekte në lindje.
Ajo vjen në dy versione: një version stacionar dhe një version të montuar në automjete. Ky i fundit thuhet të duket si një minibus me një antenë radar.
Këto rreze nuk shkaktojnë dëmtim afatgjatë, dhe thuhet se dhimbja largohet menjëherë sapo personi lëvizet. /Insajderi.com