Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar situatën para Çekisë.
Transferta çeke luhet nesër në orën 20:45 dhe vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve.
Sylvinho para mediave e cilësoi si të vështirë ndeshjen ndaj Çekisë, por premtoi se do të japin maksimumin.
“Do të jetë një sfidë e vështirë, ka tranzicione shumë të mirë, ka mesfushorë të mirë Çekia, ne vijmë të luajmë, kemi bërë tre ditë stërvitje. Asnjë trajner nuk futet në fushë për barazim dhe ne do të japim më të mirën. Jam si gjithmonë, me Kombëtaren është diccka që të konsumon, edhe është e vështirë për të përgatitur sfidën”, tha ai.