Ndeshje dramatike: Bashkimi fiton dhe çon finalen në Mitrovicën vendimtare - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ndeshje dramatike: Bashkimi fiton dhe çon finalen në Mitrovicën vendimtare

    Insajderi
    18 May 2025 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një super ndeshje është zhvilluar në Prizren, në një atmosferë të jashtëzakonshme, ku Bashkimi ka arritur një fitore të madhe ndaj Trepçës, me rezultat 85:77 (13:23, 29:19, 17:18, 26:17), duke ngushtuar epërsinë në serinë finale të 3:2.

    Mysafirët nga Mitrovica e nisën ndeshjen më mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, fillimisht 8:18, pastaj 11:21, dhe në fund të periodës rezultati ishte 13:23.

    Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në çerekun e dytë u kundërpërgjigjën fuqishëm. Ata rikuperuan disavantazhin me lojë të organizuar, veçanërisht në fund të pjesës së parë, duke barazuar rezultatin në 42:42.

    Pjesa e dytë ishte tejet e luftuar, me intensitet të lartë dhe përkushtim nga të dyja skuadrat për çdo top në parket. Çereku i tretë ishte i baraspeshuar (17:18), ndërsa në dhjetë minutat e fundit Bashkimi u tregua më i saktë dhe më i vendosur, sidomos në momentet vendimtare, për të mbyllur takimin me fitoren 85:77.

    Te vendasit u dalluan Valon Bunjaku me 15 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, si dhe Mack Smith me 19 pikë dhe katër asistime. Ndërsa te Trepça, më i dalluari ishte Michael Green, i cili kontribuoi me 23 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

    Seria finale do të vazhdojë të mërkurën në Mitrovicë, ku skuadra që arrin katër fitore shpallet kampione e Kosovës në basketboll.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark