Barcelona ka triumfuar kundër Benficës, ndonëse ishte ekipi portugez që po qëndronte në epërsi në margjinë prej dy golave në një periudhë të gjatë të ndeshjes.
Ishte Raphinha ai që e vulosi fitoren e Barcelonës, me një solo-gol në kundërsulmin e blaugranasve. Goli u shënua në minutën 90+6, ndonëse katër minuta ishin dhënë shtesë, shkruan Insajderi.
Ndërkaq, golin e barazimit e shënoi Eric Garcia për 4-4.
Benfica po kryesonte 4-2, pas një autogoli të Araujos.
Në pjesën e parë, Benfica po triumfonte 3-1, falë tri golave të shënuar nga sulmuesi grek Pavlidis.
Barcelona me këtë fitore ka siguruar plasmanin në 1/16-ën e finales në Ligën e Kampionëve. /Insajderi.org/
O’rei RAPHINHA pic.twitter.com/5ymKmE17j7
— Manu. (@GxlDePaulinho) January 21, 2025