Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, 4 ditë para duelit Shqipëri-Serbi, nisin përgatitjet - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, 4 ditë para duelit Shqipëri-Serbi, nisin përgatitjet

    Insajderi
    03 June 2025 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, ndërsa kryeqyteti ka nisur tashmë përgatitjet për mbarëvajtjen e kësaj sfide.

    Në Tiranë, në zonën përreth stadiumit “Arena Kombëtare” ka filluar çmontimi i të gjitha lokaleve. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, lokalet kanë nisur heqjen e xhamave, po ashtu do të hiqen çadrat dhe karriget. Këto masa merren me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme.

    Kujtojmë se mbi 1500 forca policie do të angazhohen për garantimin e rendit, që nga mbërritja e dy përfaqësueseve, me vëmendje të veçantë për skuadrën serbe, deri në largimin e tyre nga territori shqiptar. Në terren do të jenë të pranishëm edhe forcat speciale të anti-terrorizmit, si dhe mund të përfshihet RENEA në rast nevoje.

    UEFA dhe Policia e kanë konsideruar këtë ndeshje të një rrezikshmërie të shumë të lartë./newsport


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark