Ndezi mbeturinat, ndëshkohet një person në Gjilani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndezi mbeturinat, ndëshkohet një person në Gjilani

    Insajderi
    06 November 2023 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan po vazhdon me inspektime në terren, në kuadër të mbrojtjes së ambientit.

    Inspektorët e Komunës, gjatë vikendit, kanë ndëshkuar një qytetar, i cili kishte ndezur mbeturina, duke shkaktuar ndotje të ambientit.

    Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se do të bëhen inspektime të vazhdueshme edhe jashtë orarit të rregullt të punës dhe gjatë vikendeve.

    “Apeloj qytetarët që të mos ndezin mbeturinat në asnjë formë, përndryshe do të përballen me ndëshkime në përputhje me ligjet në fuqi”, është shprehur Hyseni. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark