"Ndihesha i bullizuar"- Çka u gjet në letrën e të dyshuarit që vrau 11 persona në Graz? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ndihesha i bullizuar”- Çka u gjet në letrën e të dyshuarit që vrau 11 persona në Graz?

    Insajderi
    10 June 2025 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është gjetur një shënim ku i dyshuari për vrasjen e 11 personave në Graz të Austrisë e ka shkruar para kryerjes së aktit.

    Siç raporton gazeta austriake Krone, përgjatë kontrollit policia ka gjetur një shënim në shtëpinë që besohet të jetë e tij, ku ka thënë se ndihej i ngacmuar (bullizuar).

    Autori është Artur A., 21-vjeçar.

    Numri i të vdekurve pas sulmit me pistoletë dhe pushkë gjahu ka shkuar në 11.

    Në mesin e të vrarëve është edhe një 15-vjeçare nga Kosova, Lea Bajrami.

    Familjarët e viktimës njoftuan për lajmin e hidhur përmes një postimi në “Facebook”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark