Ndihma e shpejtë e policëve në Vushtrri-Mitrovicë i shpëton jetën një gruaje të shtrirë në tokë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndihma e shpejtë e policëve në Vushtrri-Mitrovicë i shpëton jetën një gruaje të shtrirë në tokë

    Insajderi
    27 June 2025 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka shpëtuar jetën e një gruaje në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, e cila ishte e shtrirë në tokë.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit i cili ishte i alivanosur, shkruan Insajderi.

    “Zyrtarët policorë nga Drejtoria e Njësive Speciale Intervenuese, përgjatë magjistrales Vushtrri-Mitrovicë, kanë hasur në një person të gjinisë femërore e cila ishte e shtrirë në tokë. Zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit i cili ishte i alivanosur”.

    “Falë intervenimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë, personi ishte këndellur dhe është mbajtur nën kontroll deri në ardhjen e ambulancës”, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark