"Ndihmon në ndarjen e bursave, ndihmon në hartimin e planeve…- Përkrahësi i VV'së angazhohet konsulent me tender mbi 7 mijë euro nga Ministria e Arsimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Ndihmon në ndarjen e bursave, ndihmon në hartimin e planeve…- Përkrahësi i VV’së angazhohet konsulent me tender mbi 7 mijë euro nga Ministria e Arsimit

    Insajderi
    13 February 2025 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arbërie Nagavcit ka angazhuar një konsulent, me pages mbi 7000 euro, për t’i ndihmuar në monitorim, në procesin e regjistrimit të qendrave mësimore, në procesin e ndarjes së bursave, etj. Kështu thuhet në tenderin e nënshkruar. Individi i cili është shpërblyer me këtë tender, del të jetë mbështetës i Qeverisë në pushtet dhe Albin Kurtit. Insajderi ju sjell detaje.

    Gazeta Insajderi

    Ministria e Arsimit, me datën 12 shkurt ka nënshkruar kontratë për angazhimin e një “konsulenti kontraktor individual me ekspertizë në çështje të divizionit për arsimin e komuniteteve”.

    Fitues i këtij tenderi është personi individual Samir Keriçi.

    Vlera e këtij tenderi është 7200 euro, për 12 muaj.

    Personi që është shpërblyer me këtë tender nga Ministria e Arbërie Nagavcit, do të kryej këto detyra:

    “Ndihmon në monitorimin e qendrave mësimore, ndihmon në procesin e regjistrimit të qendrave
    mësimore, ndihmon në procesin e ndarjes së bursave, ndihmon në hartimin e planeve dhe raporteve. Asiston në hartimin e akteve dhe dokumenteve të tjera, arkivon dokumentacionin e divizionit, kryen edhe punë të tjera që i cakton udhëheqësi konform detyrave të punës”,
    thuhet në përshkrimin e detyrave në faqen e tenderin.

    Gazeta Insajderi ka gjetur në profilin e Samir Keriçit, personit që është shpërblyer me tender, se është mbështetës i Qeverisë Kurti.

    I njëjti që nga viti 2020, herë pas herë, ndan foto në përkrahje të Albin Kurtit.

    Së fundmi, në shtator të 2024’tës, Keriqi ka ndarë një foto të Kurtit, duke shkruar “Krenar me ty Kosovë’.

    Madje, në tetor të 2022, Keriçi si duket ka marrë pjesë në një takim me Albin Kurtin. kështu ka njoftuar ai vetë, duke mos bërë të ditur arsyen e këtij takimi, apo në çfarë cilësie.

    “Foto nga takimi i djeshëm në zyrën e Kryeministrit. Nder e privilegj”, ka shkruar ai.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Arsimit, se a i ka plotësuar personi në fjalë kriteret për shpërblim me tender.

    Apo ka ndikuar mbështetja e tij ndaj partisë në pushtet, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark