Influenca e organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) në vendet e Ballkanit wshtw e shtrirw në disa fusha, si në arsim, turizëm, media, botime, etj.
Arsimi është në krye të aktiviteteve ku operon organizata FETÖ. Ajo ka 40 shkolla në të gjithë rajonin ndër të cilat 15 në Bosnjë dhe Hercegovinë, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni, 5 në Kosovë dhe 1 në Serbi.
Padyshim që Shqipëria është një nga vendet ku kjo organizatë, e cila tentoi të organizojë një grusht shteti në Turqi, është më aktive, shkruan Anadolu Agency.
Organizata e nisi aktivitetin e saj në Shqipëri në vitin 1993 me hapjen e Fondacionit Gülistan i cili njihet me afërsinë e tij me ideologjinë e Gylenit. Organizata vazhdon me administrimin e kolegjeve si “Mehmet Akif” në Tiranë, “Hasan Riza Pasha” në Shkodër, “Turgut Özal” në Durrës dhe “Memorial International School Tirana” (MIST) në Tiranë.
Ndërsa në Kosovë kjo organizatë operon përmes Fondacionit Gülistan dhe Atmosfer. Nën emrin “Mehmet Akif”, organizata FETÖ operon në Prizren, Gjakovë, Lipjan dhe Prishtinë, me kopshte, shkolla fillore dhe shkolla të mesme.
Në disa nga shkollat e hapura në vitet 2000 thuhet se ka edhe konvikte djemsh dhe vajzash.
Nga ana tjetër përmes Fondacionit Atmosfer, organizata krahas shkollës së mesme Hasan Nahi organizon dhe kurse të shumta si dhe ka konvikte për studentët.
FETÖ në Serbi, përveç shkollës fillore Beyza, e cila ndodhet në Beograd, ka edhe qendrën kulturore e cila shërben edhe si konvikt në Novi Sad. Derisa në Novi Pazar operon përmes shoqatave “Most dhe Horizont”.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë 15 shkolla
Megjithëse lidhjet e tyre me FETÖ-n i mohojnë, Institucionet Arsimore të Sema-së në Bosnjë Hercegovinë të cilat kanë filluar aktivitetin e tyre në 1998-ën, vazhdojnë të jenë aktive në të gjithë vendin.
Institucioni i cili njihet me lidhjet e tij me FETÖ-n a-ka 4 kopshte, 5 shkolla fillore, 5 shkolla të mesme dhe një universitet. Përveç Sarajevës ajo është aktive edhe në qytete të tjera si Bilhaç, Mostar, Zenica dhe Tuzla.
Organizata e cila prej kohësh operon në fushën e turizmit në këtë vend njihet me agjencinë Fidan Tour, përmes së cilës sjellë turistë nga Turqia në drejtim të Bosnjë Hercegovinës.
Në sektorin e medias organizata operon me anë të Novo Vrijeme (Yeni zaman) e cila krahas botimit javor kohët e fundit ka filluar publikimin edhe në versionin online.
Kurse në fushën e botimeve, me anë të shtëpisë botuese Hikmet ajo përkthen librat e Fetullah Gylen-it si dhe libra të tjerë të nevojshëm për ta në gjuhën boshnjake.
FETÖ e cila operon prej 20 vitesh në këtë vend ka arritur të infiltrojë elementë në institucione shtetërore të vendit, OJF të ndryshme dhe në Bashkësinë Islame, duke u njohur si me influencë në to.
Në Malin e Zi organizata e dobët
Një nga vendet që organizata “nuk i ka dhënë rëndësi” është Mali i Zi. Ajo vazhdon aktivitetin e saj në këtë vend me një kurs në kryeqytetin e vendit Podgoricë dhe një konvikt të vogël në Rozaje ku shumica e banorëve janë me origjinë boshnjake. Ndërkohë nuk janë konstatuar aktivitete të kësaj organizate në Serbi dhe Kroaci.
Pas ngjarjeve të 17 – 25 dhjetor organizata ka ndërruar krejtësisht strategji veprimi, duke i kaluar investimet nga institucionet në drejtim të individëve të tyre të besuar.
Organizata njëkohësisht ka dërguar drejtuesit e saj në vende të tjera. Nga ana tjetër ata kanë zëvendësuar drejtuesit, ndërkohë që më parë këta drejtues ishin me shtetësi turke, tashmë ata janë njerëz të besueshëm të organizatës, studentë të mbështetur nga vetë ata, por pjesë e popullatave vendase ku veprojnë. / aa.com.tr/