
Vetëm 16 orë pas hulumtimit të Gazetës Insajderi, Ministria e Punëve të Brendshëm e udhëhequr nga Xhelal Sveçla ka pezulluar vendimin për tenderin milionësh.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.
“Autoriteti Kontraktues: MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME shtoi/ndryshoi dokumentin “Vendim mbi Pezullimin e aktivitetit të prokurimit- 25.03.2022.pdf” për procedurën Ndërtimi i objektit Gjykata Themelore e Novobërdës-faza II“, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë Insajderit.
Këtë tender të ministrisë fillimisht në janar e kishte fituar kompania “Tribune”, pronë e biznesmenit Jasmir Morina, që në atë kohë ishte i arrestuar për mashtrim dhe falsifikim me dokumentet.
Pasi u njoftuar për mashtrimin e biznesmenit Morina nga një kompani tjetër pjesëmarrëse në tender, MPB e kishte anuluar tenderin. Por, herën e dytë ky institucion këtë tender ia dha kompanisë “Prishtina”, pronë e Seman Rizas, me çmimin më të lartë.
Vlera e tenderi tani arrinte në 474,222,00 euro.
Detajet e skandalit: Si erdhi deri te shpërblimi me tender i kompanisë së të arrestuarit
Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga Xhelal Sveçla në janar të këtij viti kishte shpërblyer me tender në vlerë mbi 420 mijë euro kompaninë ‘Tribune’, pronari i së cilës ishte i akuzuar për falsifikim dhe mashtrim me dokumente në tenderët publikë.
Kompania “Tribune”, nën pronësinë e Morinës arrit që me 28 janar të këtij vitit të fitojë tender nga Ministra e Punëve të Brendshme për “Ndërtimin e objektit Gjykata Themelore e Novobërdës-faza II”
Ministria që drejtohet nga Sveçla nuk e kishte detektuar se pronari i kompanisë ‘Tribune’ të cilën e shpalli fituese të tenderit, ishte akuzuar për falsifikim të dokumenteve në tenderë publikë. Përkundër këtij fakti, e kishte shpërblyer me tender në vlerë 428,702.34 euro.
Zyra e Prokurimit e MPB-së, në njoftimin për dhënie të kontratës shkruante se e kishin vlerësuar me kujdes dokumentacionin që e kishte dërguar kompania “Tribuna” në tenderin e ministrisë.
Por, pavarësisht kësaj çfarë shkruajnë zyra e prokurimit ata nuk e kishin vërejtur se tenderin po ja jepnin biznesmenit të akuzuar për falsifikim.
Dikush tjetër i informoi ata se fituesi i tenderit kishte aktakuzë për mashtrim me dokumente.
Një kompani konkurues i kishte dërguar kërkesë për rishqyrtimin të tenderit ministrisë, duke i treguar që kompani “Tribune”, kishte aktakuzë për falsifikim dhe mashtrim me dokumente në një tender publik.
Kompania private “Isars” me 1 shkurt kishte dorëzuar ankesë në ministri duke kërkuar rishqyrtimin e këtij aktiviteti të prokurimit.
Në ankesë ‘Isars” kishte prentenduar se kompania e shpallur e biznesmenit Morina kishte kryer vepër të ngjashme edhe në tenderin e ministrisë së Sveçlës.
Kompania “Isars” kishte pohuar se ingjinerit të hidroteknikut Ismet Halili të cilin e kishte prezantuar ‘Tribune’ dyshohet se i është falsifikuar nënshkrimi pasi që i njëjti dallon te CV dhe kontrata e nënshkruar.
Pas kësaj ankese, ministria kishte pezulluar tenderin që ia kishte dhënë kompanisë “Tribuna”. Ky vendim ishte marrë me 2 shkurt 2022.
Megjithatë, përkundër eliminimit të biznesit të Morinës ky tender ende nuk është finalizuar.
Herën e dytë kjo ministri shpalli fitues kompaninë “Prishtina”, pronë e Selman Rizas, ku vlera e tenderi arrit vlerën 474,222,00 euro.
Ankesa pati edhe ndaj këtij vendimi. Por në këtë rast nuk ishte ankuar vetëm kompania “Isars”. Në MPB ishin dorëzuar edhe dy ankesa tjera, nga kompania “NBT-ING” dhe kompania “Engineering”.
Këto tri kompani kishin pohuar se kompani “Prishtina”, ka ofruar çmimin më të lartë në tender dhe se nuk i përmbush kriteret në dosjen e tenderit.
Raportimi i Insajderi para 16 orësh: