Ndizen qirinj para Zyrës Ruse në Prishtinë, për vdekjen e Alexei Navalny – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ndizen qirinj para Zyrës Ruse në Prishtinë, për vdekjen e Alexei Navalny

    Insajderi
    20 February 2024 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte janë ndezur qirnj në nderim të liderit opozitar, Alexei Navalny, para Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë.

    Kaltrina Kamberi, nga shoqëria civile ka thënë se Navalny nuk ishte thjeshtë një politikanë apo një aktivistë, ai ishte një fener shprese për miliona njerëz në Rusi dhe në mbarë botën.

    Sipas saj, ai sa ishte në burg iu nënshtruar kushteve çnjerëzore që në fund e dërguan në vdekjen e tij të parakohshme.

    “Alexei Navalny nuk ishte thjeshtë një politikanë apo një aktivistë, ai ishte një fener shprese për miliona njerëz në Rusi dhe në mbarë botën. Si avokat ai përdori njohurit e tij për të luftuar korrupsionin duke përdorur mediat sociale për të ekspozuar lakminë dhe keq bërjen e atyre në pushtet. Puna e tij nuk ishte pa rrezik, megjithatë ai vazhdoi duke besuar në një Rusi të lirë nga kthetrat e korrupsionit të autokracisë. Tragjikisht kthimi i Navalny në Rusi pasi i mbijetoj atentati me helmim shënoj fillimi e betejës së tij të fundit. I arrestuar dhe i burgosur ai iu nënshtruar kushteve çnjerëzorë që në fund e dërguan në vdekjen e tij të parakohshme. Ku akt i mizorisë së pacipë nuk ishte vetëm një sulm ndaj ti, por mbi thelbin e lirisë dhe demokracisë”, ka thënë ajo.

    Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka vdekur në burg, sipas një njoftimi nga departamenti lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve në rajonin e Jamalo-Nenetsit.

    Navalny vazhdimisht ka folur kundër presidentit rus, Vladimir Putin, dhe pushtimit të Ukrainës nga ana e tij.

    Për më shumë se një dekadë, Navalny udhëhoqi hulumtime kundër korrupsionit e protesta politike, dhe garoi për post publik. Ai ishte burgosur pas kthimit të tij në Moskë, më 2021, pas shërimit në Berlin, ku ishte shtruar për helmim me atë që disa laboratorë perëndimorë konstatuan se ishte agjent nervor i nivelit ushtarak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark