“Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit”- Jozi del me një video-adresim – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit”- Jozi del me një video-adresim

    Insajderi
    05 February 2025 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jozefin Marku, këngëtari i cili u skualifikua nga Big Brother me zarf të zi për shkak të gjuhës denigruese të përdorur ndaj Gjestit, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas dalje.

    Në një video të postuar në Instagram, Jozi u kërkon falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur.

    Sipas tij, gjuha e përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur.

    Ndiej një detyrim shpirtëror, patritotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekte plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ për të treguar që nuk duhet të jemi ata që ndjekin këtë rrugë.

    Kjo shprehej nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar”, shprehet Jozi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark