Ndjekje dramatike në Kaçanik: Godet veturën e policisë, lëndohen tre zyrtarë, i dyshuari arratiset - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndjekje dramatike në Kaçanik: Godet veturën e policisë, lëndohen tre zyrtarë, i dyshuari arratiset

    Insajderi
    03 September 2025 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësiti i Task Forcës DRK–Lindje i Policisë së Kosovës ka hasur në një automjet të dyshuar për kontrabandë në zonën e Kaçanikut, gjatë patrullimit të rregullt operativ.

    Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për një kombi pa targa, i cili nuk iu bind urdhrave për ndalim dhe gjatë ndjekjes drejtuesi i dyshuar ka goditur qëllimisht veturën zyrtare të Policisë së Kosovës.

    Si pasojë e përplasjes, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë pranuar trajtim mjekësor.

    I dyshuari ka braktisur automjetin dhe është arratisur në drejtim të panjohur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që automjeti i mbushur me mall të kontrabanduar është konfiskuar dhe do t’i dorëzohet Doganës së Republikës së Kosovës.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark