Ndjekje si nëpër filma në Paris- Tri vetura të policisë përplasen njëra pas tjetrës teksa po ndiqinin të dyshuarin me BMW - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ndjekje si nëpër filma në Paris- Tri vetura të policisë përplasen njëra pas tjetrës teksa po ndiqinin të dyshuarin me BMW

    Insajderi
    23 March 2025 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trembëdhjetë persona përfshirë dhjetë policë janë lënduar në një ndjekje si nëpër filma rrugëve të Parisit të Francës.

    Pasi shoferi kishte refuzuar të ndalet dhe bindet urdhrave të policisë – ata i janë vënë pas duke e ndjekur me veturë për disa kilometra.

    Ndjekjes i erdh fundi kur i dyshuari humbi kontrollin mbi timonin dehe u përplas në semafor – ku tri vetura që po e ndiqnin përplasen njëra pas tjetrës mbrapa tij.

    Shoferi dhe dy pasagjerët u arrestuan dhe janë dërguar me urgjencë në spital, pavarësisht se nuk kishin pësuar lëndime të rënda.

    E nga zyra e prokurorit njoftuan se i dyshuari (shoferi) ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin kur po ngiste veturën.

    Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vetura përplaset në semaforë, dhe pas tij përplasen edhe veturat e policisë që po e ndiqnin. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark