×
  • Sport
  • Sport

    “Ndjenjë e mirë”- flet karateistja kosovare që mposhti në finale serben

    Insajderi
    28 February 2024 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Karateistja kosovare Alma Loki, është shprehur e lumtur me medaljen e artë në Kampionatin Ballkanit të mbajtur në Podgoricë, në disiplinën kata.

    Loki, theksoi se medalja është e veçantë për të, pasi në finale e mposhti serben Neda Millosheviq.

    “Në fakt jam nis me atë mendim që do të fitoj, që të bëhet kaq e madhe nuk ma ka marrë mendja, ndoshta është bërë e madhe për shkak se në finale e kam mposhtur një kundërshtare serbe, për atë e kam pasur një përkrahje të madhe”, u shpreh Loki.

    Ajo potencoi se gara nuk ka qenë e lehtë pasi në të kanë marrë pjesë kundërshtarë të fortë.

    “Por normal, në sport nuk duhet me pasë urrejtje. Është ndjenjë e mirë për shkak të kaluarës qysh e kemi me Serbinë. Ndihem mirë që e kam mposhtur, edhe që e kam mundur atë është tepër ndjenjë e mirë. Normal që ka vlerë, është shtysë për mua që të ushtrojë më shumë”, theksoi ajo tutje në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark