Ministria serbe e Mbrojtjes ka konfirmuar se në një aksident trafiku në Beograd, në të cilin ka qenë pjesëmarrës edhe një automjet i ushtrisë serbe ka rënë nga kamioni një raketë kundër ajrore e prodhimit rus “Pancir S”.
Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 7:30 dhe në të ka qenë pjesëmarrës një atomjet ushtarak i ushtrisë serbe. Një pjesëtarë i ushtrisë është lëndar.
Incidentin e ka konfirmuar Ministria serbe e Mbrojtjes, ndërsa RTS ka konfirmuar se në kamion gjendeshin tri raketa kundër ajrore “Pancir S” dhe se njëra prej tyre ka rënë nga kamioni.
Për shkak të fuqisë së madhe shkatërruese të këtyre raketave e gjithë zona e lagjes “Ura e Ostruzhinës” është mbyllur dhe siguruar, si dhe trafiku është ndaluar në këtë zonë./Insajderi.org.