Ndodh edhe kjo në Shqipëri- Qytetari e poston në rrjete sociale fotografinë e votës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodh edhe kjo në Shqipëri- Qytetari e poston në rrjete sociale fotografinë e votës

    Insajderi
    11 May 2025 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se një shtetas shqiptar ka publikuar një fotografi të votës në rrjete sociale dhe më pas është arrestuar.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se personi në fjalë është 34-vjeçar me inicialet R.F., banues në Tiranë.

    “Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin R. F., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’”.

    “Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ky shtetas ditën e sotme, ka fotografuar fletën e votimit, dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale”.

    “Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark