Ndodh edhe kjo në Shqipëri, të gjithë banorët e fshatit futen në burg për shkak të kultivimit të drogës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodh edhe kjo në Shqipëri, të gjithë banorët e fshatit futen në burg për shkak të kultivimit të drogës

    Insajderi
    28 January 2022 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup kriminal që po merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike u shkatërrua këtë të premte në Mat të Shqipërisë nga policia.

    14 persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim. Mes të ndaluarve është dhe koka i grupit 55-vjeçari, Gëzim Koleci, i cili mbante njëherësh detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh.

    Për shkak të lidhjeve familjare dhe fisnore me të ndaluarit  e tjerë, Gëzim Koleci organizonte të gjithë punën.

    Ai merrej me identifikimin e zonave ku do të kultivohej kanabisi e më pas me përpunimin dhe gjetjen e tregut për shitje.

    Ndërsa transport i lëndës narkotike bëhej nga djemtë e 55-vjeçarit, Vilson dhe Gestian Koleci.

    Të dy këta të fundit të dënuar me “arrest shtëpie” pasi  u kapën në vitin 2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, me 6.8 kilogramë marijuanë.

    Operacioni i koduar “Kepi i vozajve” u zhvillua nga policia e Dibrës dhe ajo e shtetit nën drejtimin e prokurorisë së Matit.

    Hetimet për rastin nisën në vitin 2019 dhe u ndoqën metoda speciale nga ana e agjentëve të antidrogës./Vizion Plus


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark