Ndodh edhe një puthje në BBVA, kësaj radhe Gjesti me Laertin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ndodh edhe një puthje në BBVA, kësaj radhe Gjesti me Laertin

    Insajderi
    09 March 2025 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Big Brother ka qenë relativisht e qetë dhe mbushur me pozitivitet gjatë ditës së sotme. Një atmosferë e tillë është mundësuar nga shpërblimi që Rozana mori gjatë sfidës së “Ninxhave të Natës”, ku për një ditë banorët do të bindeshin çdo urdhri dhe dëshire të saj.

    Një nga urdhrat e Rozanës ishte që meshkujt e shtëpisë të vishen si gra dhe t’u shërbejnë banoreve në çdo kërkesë. Ky moment ka sjellë shumë të qeshura dhe ka krijuar një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë në shtëpi. Por, surprizat nuk ndaluan me kaq.

    Gjatë pasdites, banorët u vendosën për të zhvilluar një sfilatë si dhe për të dhënë “intervista” dhe në një moment të papritur, Laerti dhe Gjesti shkëmbyen një puthje në buzë. Ky veprim ka qenë një nga momentet më gazmore dhe shokues për disa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark