Dy gra këtë të hënë kanë përfunduar në spitalin e Lezhës pas një konflikti që ato kanë pasur në familje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa bëhet me dije se ato janë kunata me njëra-tjetrën.
Burimet thanë se njëra nga gratë e dhunuara është Dava Ndoj, 33-vjeçe.
I ati i saj është shprehur për mediat se ajo është me urdhër-mbrojtje, kurse konflikti mes tyre ka nisur që në muajin janar.